MERITATERM një shërbim më tepër për ju!

Është ndërmarrje e specializuar me përvojë disa vjeçare për shitjen e materialit për nxemje qendrore. Te ne mund të furnizoheni me të gjitha llojet e prodhimeve të prodhuesve Europian dhe vendorë.
Njëkohësisht jemi përfaqësues të Kompanisë greke për prodhimin e pajisjeve për ftohje/ngrohje INTERKLIMA ( fankoilerë, çillerë, kalorifer, klima, etj. ).
Prej prodhimeve vendore i posedojmë të gjitha llojet e kalldave; me djegie të ngurtë, prej 25kW 500 kW, kallda me rrymë të të gjitha llojeve: për varje në mur kompakte, për vendosje në mur njëkohësisht edhe kasetë, të cilat janë shumë përshtatshme për objektet banesore, kallda me djegie të lëngët , rezervoar të naftës etj.
Të gjitha këto i prodhojmë në Fabrikën për prodhimin e kalldave për ngrohje YLLITERM. Radiator të prodhuesit të njohur vendor, Fabrikës së Radiatorëve JUGOTERM në Gjilan, të gjitha dimensionet, në çdo kohë.
Meritaterm është ndërmarrje private me përvojë të konsiderueshme në lëmin e shitjes së materialit për nxemje qendrore, fillimisht si ndërmarrje private Merita me seli në Bujanovc, e themeluar në vitin 1993.
Pas luftës së Kosovës më 1999, situata politike dhe ekonomike në Luginë të Preshevës u rëndua aq shumë, sa që u detyruam që aktivitetin ekonomik ta orientojmë në tërësi me Kosovë , respektivisht e hapëm selinë e Merita-s në Prishtinë si Meritaterm, në vitin 2000.