Contact info: +381 38 602 535, [email protected]

Kaldatë elektrike YT

Kalda Elektrike Kompakt / Kalda Elektrike Bojler

YTEC / YTB është kalda elektrike që përdorshmërinë e vet e ka gjetur në ngrohjen e shtëpive të vogla banimi.

Në vete përmban të gjitha paisjet që një kaldatore cilësore duhet t’i
ketë për funksionim normal. Dallohet për ekonomitetin e saj si dhe funksionimin pa
telashe për shkak të dimensioneve të vogla që e bëjnë të përshtatshme për montim gati në çdo hapësirë.

Të gjitha paisjet që këtë kalda e bëjnë komplete janë të cilësisë së lartë
dhe sipas normave europiane.

Prodhohet në kapacitete prej:
4.5KW, 6KW, 9KW, 12KW, dhe 18KW

Kalda Elektrike Kasetë

YTEK është kalda e cila shfrytëzohet për ngrohje të shtëpive të vogla banimi dhe banesave të ndryshme. Është kalda kompakte që në vete përmban të gjitha paisjet që bëjnë kaldanë të funksionojë mirë dhe pa probleme. Është kalda shumë ekonomike dhe praktike.

Të gjitha paisjet që gjenden në kalda janë të kualitetit shumë të lartë dhe funksionale. Në këtë kalda, e cila montohet në mur, vendosen edhe kolektorët, dhe në këtë mënyrë i shmanget përdorimit të kasetës shpërndarëse.

Prodhohet në kapacitete prej:
4.5KW, 6KW, 9KW, 12KW, dhe 18KW