Contact info: +381 38 602 535, [email protected]

Produktet tjera

Kamin me pelet

YTKP është kamin me pelet i prodhuar në kapacitete prej 12KW deri 24KW. Për shkak të dimensioneve, kamini mund të vendoset lehtë në shtëpi, dhe banesa kolektive. Është e lehtë për përdorim dhe si lëndë djegëse shfrytëzon peletin.

Kalda për Terje dhe Ngrohje me ajr

Kaldaja YTNA është prodhuar për terje dhe ngrohje me ajr të ngrohtë. Përdoret në lëminë e industrisë për terje të prodhimeve që ka nevojë, dhe në lëminë e amvisërisë për ngrohje me ajr të nxehtë. Është kalda që për lëndë djegëse ka atë të ngurtën, pra: drurin, thëngjillin, mbeturinat e drurit. Për shkak të konstruksionit të zgjedhjes së mirë teknologjike, shquhet për arritje të shpejtë të temperaturës. Është shumë ekologjike dhe ka pamje të bukur.

Kaldaja YTNA prodhohet nga çeliku më kualitativ i destinuar për prodhimin e kaldave për ngrohje.

Prodhohet në kapacitete prej: 30KW, 50KW, 60KW, 80KW, si dhe në kapacitete më të mëdha, varësisht nga kërkesa e konsumatorit.

Rezervoar i Gasit LPG

YTLPG është rezervoar i prodhuar për depozitimin e gasit LPG. Prodhohet në dimensione dhe volume të ndryshme, prej 1500L/1.5m3 deri 10000L/10m3, dhe varësisht prej kërkeses së klientit.

Bojler Sanitar

YTBS është i destinuar për ngrohjen e ujit sanitar, dhe prodhohet në kapacitete prej 500lit deri 15.000lit.

Përdoret në fushat e hotelerisë, industrisë dhe në të gjitha fushat tjera ku janë nevojat për ujë të ngrohtë në sasi më të mëdha. Për energji mund të shfytëzohet ajo e kalldajës, por varësisht nga tipi i bojlerit mund të shfrytëzohet edhe energjia nga solarët dhe nga energjia elektrike, pra të tri këto burime të energjisë mund të aplikohen në një bojler. Puna e bojlerit mund të kontrollohet me shumë saktësi.

Bojleri është i mbrojtur nga brenda me masa shumë cilësore mbrojtëse dhe ekologjike, kështu që në bojler uji është ekologjikisht i pastërt. Pjesa e jashtme e bojlerit është e izoluar me termoizolim adekuat që siguron mbajtjen e temperaturës dhe ka pamje që kënaq syrin e konsumatorit.

Saldimi i bojlerave bëhet në mënyrën robotike dhe llamarina e cila përdoret është llamarinë adekuate e cila kërkohet sipas standardeve europiane.