Ne jemi pika kryesore në Kosovë për shitje dhe instalim të pajisjeve të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit të ambientit tuaj
me mbi 25 VITE përvojë!
Historiku Jonë
Meritaterm është kompani me staf të specializuar të shitësve, inxhinierëve, projektuesëve, konsultantëve, montuesëve dhe teknikëve.

Biznes familjar me traditë dhe krenari


Si kompani, jemi prezent në fushën e ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit për mbi 25 vite.

 Kompania jonë është formuar në vitin 1991 si një shitore e vogël në Bujanovc. Më vonë kompania jonë zgjeroi rrjetin në vitin 1999 me hapjen e zyres në Prishtinë dhe në vitin 2000 i gjithë aktiviteti biznesor u zhvendos në Prishtinë. Si pjesë e strategjisë zhvillimore dhe zgjeruese, në vitin 2003 hapëm edhe fabrikën tonë Ylliterm në Lipjan, për prodhimin e kaldave. Si zgjatim të kësaj strategjie, në vitin 2011 ndërtuam zyret dhe pikën tonë kryesore të shitjes në Veternik, Prishtinë ku edhe gjendemi sot.

Çdo projekt, duke filluar nga projektet e shtëpive/banesave e deri te projektet e ndërtesave komerciale/industriale trajtohen nga ne sikur të ishin shtëpitë tona. Çdo projekt analizohet, planifikohet, dhe ekzekutohet me saktësi dhe në detaje pasi që ne besojmë që e bukura formohet nga detajet.
Duke qenë biznes familjar, njëra nga vlerat më thelbësore njerëzore që kultivojmë është mënyra se si i trajtojmë të gjithë klientët dhe punëtorët. Të gjithë në Meritaterm konsiderohen një pjesë e një familje më të madhe, anëtarët e së cilës gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin.
Gjithmonë tentojmë të blejmë drejtpërdrejtë nga prodhuesit dhe luftojmë shumë për çmime shumë të mira në mënyrë që ato çmime t’i kalojmë tek blerësit, kështu duke ofruar çmimet më të mira në treg dhe në të njejtën kohë duke mbajtur shumë lartë standardin e kualitetit. Kemi bashkëpunim shumë të ngushtë dhe shesim produkte premiume nga prodhues të njohur botërisht si: Giacomini, Carrier, Toshiba, Fondital, Sime, Bmax dhe Daikin-Airfel.

Duke qenë përfaqësues zyrtar i brendeve të lartëpërmendura, shesim pajisje të kualitetit të lartë që mund të gjenden në zyret dhe shitoren tonë. Kualiteti i këtyre pajisjeve është i pashoq dhe i mbështetur nga numri i lartë i çertifikatave për konformitet, kualitet dhe efiçience. Duke pasur mundësinë të shesim dhe instalojmë këto lloje të materialeve të kualitetit shumë të lartë na mundëson neve që të qëndrojmë prapa produkteve, shërbimeve dhe klientëve njëlloj.
Shërbimet tona:
Duke qenë kompani e profesionalizuar në fushën e HVAC ofrojmë shërbimet si: shitjen, projektimin dhe instalimin e të gjitha pajisjeve të kësaj fushe.
Shitja
Shitja e materialit të klasit të parë për ngrohje qëndrore, ftohje, ventilim dhe ujësjellës për shtëpi, banesa, objekte banesore, afariste apo industriale.
Instalimi
Ekip e instaluesëve dhe teknikëve që gjithmonë është aktive për të ekzekutuar projektet nga më të thjeshtat e deri te ato më të komplikuarat.
Projektimi
Staf profesionist për projektimin e sistemeve HVAC nëpërjmet softuerëve më të sofistikuar dhe përditësuar. Projektime të bazuara në detaje dhe analiza të hollësishme.