Klikoni në kategoritë e mëposhtme për t'i shikuar produktet
VRF
Sisteme VRF (Variable Refrigerant Flow) mini SMMSe Residenciale
Pompa Termike
Ajr-Ujë
Pompa Termike për sisteme me ujë
Kaldaja me Pelet
Sisteme peleti për kaldatore nga 25 deri 80 kW
Kaldaja me Djegie Universale
Sisteme me djegie universale dru/qymyr nga 25 deri 80 kW
Kamina me Pelet
Kamina për sisteme qendrore me ujë nga 12 deri 24 kW
Sisteme të Plota
Ventila, kolektorë, gyp, radiatorë etj.
Sisteme VRF
Sistem unik dhe kompakt
Toshiba MiNi VRF është sistem i vogël VRF i cili është i përshtatshëm për qëllime residenciale, hapësira të vogla private por edhe qëllime komerciale në shkallë të vogël. Fleksibiliteti i lartë dhe kontrollueshmëria e fuqisë janë të kombinuara në këtë sistem VRF në mënyrë që të arrihet kompaktësia aq sa njësia e jashtme të pozicionohet në ballkon apo hapësirë tjetër të vogël.

Njësitë e brendshme residenciale janë të dizajnuara në të mënyrë që të kombinohen në mënyrë perfekte me interiere të ndryshme dhe të inkorporojnë sisteme të avancuara filtrimi për të ofruar kualitet optimal të ajrit të brendshëm. Për hapësira komerciale të vogla, produktet janë dizajnuara në atë mënyrë që të ofrojnë përformancë të lartë të kombinuar me efiçiencë të energjisë së bashku me një grup të njësive të brendshme me stil unik. Këtë sistem e ofrojmë në kapacitete: 4HP (12.5kW), 5HP (16.0kW) dhe 6HP (18.0kW).

Për informata më të hollësishme, na kontaktoni duke përdorur butonin e mëposhtëm.
Pompa Termike Ajr-Ujë
Sistem efikas, lehtë i aplikueshëm
Me efiçiencën më të lartë në botë, sistemi i pompës termike Toshiba Estia garanton më shumë ngrohje/ftohje me më pak shpenzime. Estia është e ndërtuar me komponentë të kualitetit të lartë të cilët japin kontribut në përformancën e saj të shkëlqyer.

Sistemi Estia është lehtë i montueshëm. Njësia e brendshme/Hidromoduli mund të vendoset lehtë në një nga hapësirat e objektit; dimensionet e njësisë janë aq të pështatshme dhe nuk ndikojnë në rehatinë e banorëve. Poashtu, te sistemi i pompës termike nuk ka nevojë të parashihen oxhaqe apo kontruksione të tjera. Njësia e jashtme mund të vendoset kudo jashtë objektit ose në ballkon duke i’u falënderuar egzistimit të shumë mundësive për lidhjen e saj me njësinë e brendshme. Këtë sistem e ofrojmë në kapacitet 18.05kW.

Për informata më të hollësishme, na kontaktoni duke përdorur butonin e mëposhtëm
Kaldaja me Pelet
Ekologjike, funksionale dhe efektive
SIME, YLLITERM, BMAX

Kaldatë me pelet janë disa nga burimet më versatile të ngrohjes me sistem të ujit. Kaldatë italiane nga giza SIME si dhe kaldatë tona YLLITERM në kombinim me brenerët italian te peletit BMAX ofrojnë një zgjidhje kost-efektive si dhe ekologjike (green technology).

Materialet të cilat shfrytëzohen për prodhimin e këtyre kaldave dhe brenerëve janë të kualitetit më të lartë prodhues prapa të cilëve qëndrojnë organizatat atestuese dhe çertifikuese. Dimensionet ideale të këtyre kaldave bëjnë që një hapësirë e vogel e bodrumit apo shtesave shtëpiake të ofrojë një lokacion ideal montimi dhe funksionaliteti. Kaldatë me pelet SIME-Bmax i ofrojmë në kapacitete 30kW dhe 50kW ndërsa kaldatë Ylliterm-Bmax i ofrojmë në kapacitete nga 30kW deri 80kW. Këto fuqi që i ofrojmë hyjnë në kategorinë e fuqive residenciale. Për fuqi më të larta, ju lutemi vizitojeni sektorin e produkteve komerciale.

Për informata më të hollësishme, na kontaktoni duke përdorur butonin e mëposhtëm
Kaldaja me Djegie Universale
Ekonomike, Shfrytëzueshmëri të lartë
Kaldaja YTU me djegie universale është kalda për ngrohjen e objekteve të vogla, mesme dhe të mëdha, varësisht nga kapaciteti ngrohës i kaldasë. Si burim të energjisë shfrytëzon lëndën djegëse të ngurtë. Konsiderohet si kalda e shkëlqyeshme për shkak të përqindjes së lartë të shfrytëzueshmërisë së lëndës djegëse dhe arritjes së shpejtë të temperaturës. Për shkak të dizajnit ideal të votrës mundësohet djegia cilësore dhe tymi i liruar përmban sasi të ulët të gazrave të dëmshme.

Është e prodhuar nga llamarina cilësore e paraparë për rezistencë ndaj temperaturave të larta dhë është konform standardeve bashkëkohore europiane. Instalohet shpejtë dhe lehtë. Kaldaja ka izolim termik shumë të mirë, pamje që kënaq syrin e konsumatorit dhe është e çertifikuar nga TÜV Rheinland Hellas me çertifikatë CE. Këtë kalda e ofrojmë në kapacitete prej 25kW deri 80kW në fushën residenciale, ndërsa për kapacitete më të mëdha ju lutem vizitojeni sektorin e produkteve komerciale.

Për informata më të hollësishme, na kontaktoni duke përdorur butonin e mëposhtëm
Kamina me Pelet
Kompakt, dizajn i shkëlqyeshëm
Kamini me pelet është produkt kompakt dhe me një dizajn ideal për hapësira residenciale. Dimensionet e vogla e bëjnë këtë produkt të qëlluar për shtëpi të vogla banimi dhe banesa me akses në oxhak. Ky kamin prodhohet nga llamarina më cilësorë zjarrduruese dhe ngjyroset me ngjyrë të kualitetit shumë të lartë për të parandaluar zbehjen apo dëmtimin e pamjes. Në pjesën ballore ka xhamin nga i cili lirohet nxehtësi, kështu duke ngrohur ambientin e brendshëm të banimit.

Të gjithë komponentët montohen në fabrikë dhe kamini vjen i gatshëm për montim pa pasur nevojë për instalim të shtesave në vend. Ka mundësi të programimit Ditor, Javor si dhe Vikend me 3 hapësira programimi kohor brenda secilës mundësi. Ky kamin ka opsional edhe modulin e WiFi dhe aplikacionin Android dhe iOS nëpërmjet të cilit mund të lëshohet në punë, programohen oraret e ndezjes/fikjes si dhe përcjelljen e kohës punuese për të gjeneruar raport sezonal të harxhimeve të peletit. Ky kamin ofrohet në kapacitet prej 12kW deri 24kW.

Për informata më të hollësishme, na kontaktoni duke përdorur butonin e mëposhtëm
Sisteme të Plota
Fleksibilitet, numër i madh i produkteve
Në këtë kategori ofrojmë të gjitha pajisjet e nevojitura për instalimin e rrjetit të ngrohjes, ftohjes apo ujësjellësit.

Kolektorët, valvolat sferike, gypi, valvolat e radiatorëve, fitingu i bakrit dhe shumë elemente tjera përcjellëse i gjeni si pjesë e kësaj kategorie, gjithmonë të kualitetit më të lartë dhe nga prodhues të njohur botërisht. Për më shumë informata rreth këtyre produkteve ju lutemi vizitojeni sektorin e katalogjeve, ku edhe gjeni të gjitha elementet e rradhitura sipas kategorisë përkatëse. Për detaje teknike mund të vizitoni sektorin Mbështetja Teknike ose ju lutemi na kontaktoni duke përdorur butonin e mëposhtëm