^
Top
Klikoni në kategoritë e mëposhtme për t'i shikuar produktet
VRF
Sisteme VRF (Variable Refrigerant Flow) mini SMMSe Residenciale
Kaldaja me Pelet
Sisteme peleti për kaldatore komerciale nga 80 deri 500 kW
Kaldaja me Djegie Universale
Sisteme me djegie universale dru/qymyr nga 80 deri 1000 kW
Sisteme të Plota
Ventila, kolektorë, gyp, radiatorë etj.
Pompa Termike
Makina ftohëse (chiller) nga 30 deri 130 kW
Fan Coil
Njësi të brendshme Fan Coil VRF dhe me ujë nga prodhues të ndryshëm
Sisteme VRF
Adekuate, fleksibile
Toshiba ofron zgjidhje për ndërtesat e banimit dhe ato afariste. Njësitë e brendshme të destinuara për objektet e banimit janë të dizajnuara të pershtaten mirë me interierin dhe dhe kryejnë funksion adekuat për të krijuar një ambient sa më komod. Për objektet afariste të vogla, Toshiba ka produkte cilësore qe kanë performance të lartë dhe eficiencë të madhe te energjisë.

Per nevoja me te medha, Toshiba kombinon fleksibilitetin, eficiencen e energjise dhe pershtatshmerine e ambientit duke ofruar opsione te ndryshme per zgjedhjen e njesise se brendshme adekuate.

Evolucioni inovativ i shumë komponentëve teknik dhe i kontrollerëve siguron një balancë optimale të temperaturës, lageshtisë dhe freskisë së ajrit, në të njejtën kohë duke realizuar efikasitet maksimal të energjisëe, kosto minimale te punës dhe emetim te zvogëluar të CO2.

Këtë sistem e ofrojmë në kapacitete: 8HP (25.0kW) deri 54HP (171.0kW)

Për informata më të hollësishme, na kontaktoni duke përdorur butonin e mëposhtëm
ose vizitojeni sektorin e katalogjeve nën pjesën Toshiba SMMSe.
Kaldaja me Pelet
Ekologjike, funksionale dhe efektive
YLLITERM - BMAX

Kaldatë me pelet janë disa nga burimet më versatile të ngrohjes me sistem të ujit. Kaldatë tona YLLITERM në kombinim me brenerët italian te peletit BMAX ofrojnë një zgjidhje kost-efektive si dhe ekologjike (green technology) për hapësira të mëdha komerciale apo industriale.

Materialet të cilat shfrytëzohen për prodhimin e këtyre kaldave dhe brenerëve janë të kualitetit më të lartë prodhues prapa të cilëve qëndrojnë organizatat atestuese dhe çertifikuese. Kaldatë Ylliterm-Bmax i ofrojmë në kapacitete nga 80kW deri 500kW. Këto fuqi që i ofrojmë hyjnë në kategorinë e fuqive komerciale/industriale. Për fuqi më të vogla, ju lutemi vizitojeni sektorin e produkteve residenciale.

Për informata më të hollësishme, na kontaktoni duke përdorur butonin e mëposhtëm
Kaldaja me Djegie Universale
Ekonomike, Shfrytëzueshmëri të lartë
Kaldaja YTU me djegie universale është kalda për ngrohjen e objekteve të vogla, mesme dhe të mëdha, varësisht nga kapaciteti ngrohës i kaldasë. Si burim të energjisë shfrytëzon lëndën djegëse të ngurtë. Konsiderohet si kalda e shkëlqyeshme për shkak të përqindjes së lartë të shfrytëzueshmërisë së lëndës djegëse dhe arritjes së shpejtë të temperaturës. Për shkak të dizajnit ideal të votrës mundësohet djegia cilësore dhe tymi i liruar përmban sasi të ulët të gazrave të dëmshme.

Është e prodhuar nga llamarina cilësore e paraparë për rezistencë ndaj temperaturave të larta dhë është konform standardeve bashkëkohore europiane. Instalohet shpejtë dhe lehtë. Kaldaja ka izolim termik shumë të mirë, pamje që kënaq syrin e konsumatorit dhe është e çertifikuar nga TÜV Rheinland Hellas me çertifikatë CE. Këtë kalda e ofrojmë në kapacitete prej 80kW deri 1000kW në fushën komerciale dhe industriale, ndërsa për kapacitete më të vogla ju lutem vizitojeni sektorin e produkteve residenciale.

Për informata më të hollësishme, na kontaktoni duke përdorur butonin e mëposhtëm
Na Kontaktoni
Sisteme të Plota
Fleksibilitet, numër i madh i produkteve
Në këtë kategori ofrojmë të gjitha pajisjet e nevojitura për instalimin e rrjetit të ngrohjes, ftohjes apo ujësjellësit.

Kolektorët, valvolat sferike, gypi, valvolat e radiatorëve, fitingu i bakrit dhe shumë elemente tjera përcjellëse i gjeni si pjesë e kësaj kategorie, gjithmonë të kualitetit më të lartë dhe nga prodhues të njohur botërisht. Për më shumë informata rreth këtyre produkteve ju lutemi vizitojeni sektorin e katalogjeve, ku edhe gjeni të gjitha elementet e rradhitura sipas kategorisë përkatëse. Për detaje teknike mund të vizitoni sektorin Mbështetja Teknike ose ju lutemi na kontaktoni duke përdorur butonin e mëposhtëm
Pompa Termike
Dizajn i bukur, lehtë të montueshëm
Pompat termike/Makinat ftohëse(Chillera) të prodhuesit CHIGO janë pajisje ideale për ngrohje/ftohje në hapësirat ku mbizotëron temperaturë normale. Si zgjidhje për ngrohje dhe klimatizim me kosto të ulët, e bën sistemin CHIGO një zgjidhje perfekte për çdo objekt të vogël e deri te objektet e mëdha afariste, komerciale apo industriale.

Pajisjet CHIGO funksionojnë me kompresorë të prodhuesit të njohur “Copeland” duke i bërë këto pajisje më të besueshme dhe më jetëgjatë. Me sistemin e shkrirjes dhe me komponente të përpunuara me saktësi dhe me materiale të qëndrueshme ndaj kushteve ekstreme, efiçienca e CHIGO arrin vlera të larta. Këto pajisje ftohëse i ofrojmë në kapacitete 30kW, 65kW dhe 130kW. Për informata më të hollësishme, na kontaktoni duke përdorur butonin e mëposhtëm
ose vizitojeni sektorin e katalogjeve nën pjesën “CHIGO”.
Fan Coil
Premium, me zhurmë të ulët
Krahas njësivë të jashtme (Pompa termike dhe makina ftohese), ofrojmë dhe njësi të brendshme të tipeve të ndryshme si kasetore, kanalore me presion statik të ulët dhe të lartë, njësi për vendosje në murë, etj.

Tipet kasetore, ato me hudhje të ajrit në të katër anët si dhe ato me hudhje të ajrit në 360 shkallë janë perfekte për zyre dhe ambiente ku shpërndarja e ajrit nevojitet të jetë sa më e thjeshtë. Kurse për ambiente ku kërkohet shpërndarje të ajrit në distanca më të largëta, atëherë njësite kanalore janë të pakrahasueshme.
Secili tip i njësive fan-coil është i pajisur me njësinë komanduese/telekomandë ose me kontrollerë për vendosje në mur duke e bërë kështu kontrollimin sa më të lehtë të punës së njësisë.

Kapacitetet e njësive fan-coil të cilat i ofrojmë ne variojnë nga 2.5kW deri në 17.6kW, varësisht nga brendi i përzgjedhur nga klienti apo nga dizajni i sistemit. Për informata më të hollësishme, na kontaktoni duke përdorur butonin e mëposhtëm